Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku është pritur nga drejtori Petrit Ajeti dhe zyrtarë të tjerë të institucionit.
Gjatë vizitës, Haxhiu u njoftua nga afër me punën, organizimin dhe prioritetet e AKI-së, të cilën e cilësoi si institucion kyç për sigurinë e Kosovës.
Ajo vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e zyrtarëve të inteligjencës në mbrojtje të sigurisë dhe interesave shtetërore, duke theksuar rëndësinë e forcimit të kapaciteteve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për përballimin e sfidave të ardhshme.




