Irlanda ka marrë kryesimin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian, duke pasuar Qipron, me mandat deri në fund të vitit.
Autoritetet irlandeze kanë deklaruar se mbështesin zgjerimin e BE-së si një investim për paqen dhe stabilitetin në Evropë, si dhe do të punojnë për avancimin e vendeve kandidate dhe atyre potenciale, përfshirë Kosovën.
Megjithatë, në përgjigjet zyrtare nuk është përmendur konkretisht lëvizja e aplikimit të Kosovës për anëtarësim, e dorëzuar në vitin 2022, e cila vazhdon të mbetet e bllokuar pa progres të dukshëm.
Ndryshe nga vendet e rajonit si Mali i Zi, Shqipëria dhe Ukraina, për të cilat janë parashikuar hapa konkretë në negociata, Kosova është përmendur vetëm në kuadër të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë kohë, zyrtarë të Kosovës kanë bërë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë me Presidencën irlandeze, ndërsa ekspertë dhe analistë paralajmërojnë se vonesat në procesin e integrimit mund të ndikojnë në humbjen e fondeve të BE-së dhe ngadalësimin e rrugës europiane të vendit.




