Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se në mandatin e ardhshëm qeverisës synohet investimi prej 1 miliard eurosh në sektorin e mbrojtjes.
Në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së, ai tha se planifikohet edhe ndërtimi i fabrikës së municioneve dhe rritja e numrit të vajzave në ushtri.
Kurti theksoi se përveç pajisjeve moderne, elementi më i rëndësishëm i ushtrisë mbeten ushtarakët e përgatitur dhe të përkushtuar ndaj atdheut.




