Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka pranuar “pothuajse gjithçka që kërkohet” në kuadër të negociatave për një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.
Në një intervistë për CNBC, Trump u pyet për mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve me Iranin dhe për rrezikun e një konflikti të gjatë.
Ai theksoi se Irani ka pranuar angazhime që lidhen me moszhvillimin e armëve bërthamore, duke iu referuar një marrëveshjeje të arritur së fundmi.
Sipas tij, situata aktuale është më e kufizuar krahasuar me konflikte të tjera, ndërsa shtoi se SHBA ka shkaktuar humbje ushtarake ndaj Iranit, megjithëse ky i fundit ende mban kapacitete raketore.
Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa negociatat për një marrëveshje përfundimtare vijojnë.




