Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vizituar familjen Ruhani për t’iu shprehur ngushëllime pas humbjes tragjike të djalit të tyre, Lirimit, në liqenin e Batllavës.
Ai shprehu dhimbje dhe solidaritet me familjen, duke përcjellë ngushëllime në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në emrin e tij personal.
Maqedonci vlerësoi edhe angazhimin e njësive të zhytjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat u përfshinë në operacionin e kërkimit dhe nxjerrjes së trupit të të ndjerit.




