Ministria e Brendshme e Serbisë (MUP) ka njoftuar arrestimin e shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, në pikën kufitare të Mutivodës.
Sipas autoriteteve serbe, arrestimi është kryer në kuadër të një operacioni të përbashkët të disa njësive policore. Ata pretendojnë se ekzistojnë dyshime se më 14 qershor 1999, në lagjen Sofali pranë Prishtinës, Selmani së bashku me pjesëtarë të UÇK-së ka vrarë një çift bashkëshortor serb, Vladimir dhe Persa Stanisavljević.
Për të dyshuarin është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa pritet vendimi për paraburgim deri në 30 ditë nga Gjykata e Lartë në Beograd.
Ndërkohë, familja e tij ka konfirmuar se ai është ndaluar më 1 korrik.




