Policia Rajonale në Prizren ka ndaluar një shofer i cili po qarkullonte me shpejtësi 142 km/h në zonën ku kufizimi i lejuar ishte 40 km/h.
Sipas njoftimit, kundërvajtësi është ndaluar gjatë një pike kontrolli dhe ndaj tij janë shqiptuar masat ligjore në bazë të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Ndaj tij është vendosur gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative në patentë shofer dhe masë mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për 6 muaj.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin shpejtësinë e lartë për të rritur sigurinë në rrugë.




