Një 28-vjeçar është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka kanosur një të mitur me publikimin e fotografive të saj.
Sipas Policisë, i dyshuari kishte përdorur llogari me emra të rremë në rrjetet sociale për të komunikuar me të miturën. Pas hetimeve, ai u identifikua dhe u arrestua në një pikëkalim kufitar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.




