Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbajtur një fjalim gjatë festimeve të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, ku vlerësoi historinë, fuqinë ushtarake dhe rolin e vendit në botë.
Duke folur në Mount Rushmore, Trump tha se Amerika mbetet republika më e vjetër dhe një nga vendet më të lira në botë, duke theksuar kontributin e saj në mbrojtjen e lirisë, zhvillimin ekonomik dhe ndihmën humanitare.
Ai u ndal edhe te çështjet ndërkombëtare, duke deklaruar se Irani është i interesuar për një marrëveshje me Uashingtonin, ndërsa komentoi edhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
Në pjesën më të theksuar të fjalimit, Trump paralajmëroi për atë që e quajti rrezik të ideologjive komuniste, duke theksuar se ato bien ndesh me vlerat amerikane.
“Komunizmi është një kërcënim për lirinë amerikane. Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist”, deklaroi ai.
Trump foli edhe për politikën e brendshme, duke u shprehur optimist për suksesin e republikanëve në zgjedhjet e ardhshme dhe për vazhdimin e agjendës së tij politike.




