Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) ka njoftuar se në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare Morinë, janë krijuar kolona dhe pritje të gjata, pavarësisht punës me kontrolle minimale dhe me kapacitete të plota.
QKMK u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare si alternativa, për të shmangur pritjet e gjata.
Po ashtu, udhëtarëve u është kërkuar të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes gjatë vozitjes.
Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë QKMK-në në numrat zyrtarë të kontaktit ose përmes linjës pa pagesë.




