Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë më 4 korrik.
Ai theksoi se ky përvjetor nderon një komb që ka frymëzuar botën me përkushtimin ndaj lirisë.
Maqedonci shtoi se Kosova është krenare që qëndron krah SHBA-ve, duke i cilësuar si aleatin më të ngushtë të vendit.




