Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 6 korrik janë konfirmuar gjithsej 52 raste me fruth në vend, ndërsa pesë raste të reja janë raportuar gjatë javës së fundit.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 17 raste, pasuar nga Ferizaj me 12 dhe Kaçaniku me 6 raste.
IKShPK u ka bërë thirrje prindërve të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve, duke theksuar se vaksinimi mbetet mbrojtja më efektive kundër fruthit.




