Një studim i ri në Mbretërinë e Bashkuar ka gjetur se konsumimi i kafesë lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të mëlçisë.
Sipas gjetjeve, personat që pinë kafe kanë rreth 21% rrezik më të ulët për sëmundje të mëlçisë dhe 49% rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kronike të saj.
Studiuesit theksojnë se përfitimet shëndetësore janë më të theksuara te konsumuesit e kafesë së bluar, e cila përmban më shumë përbërës me veti mbrojtëse.
Edhe pse mekanizmi i saktë nuk është ende i qartë, dyshohet se efektet anti-inflamatore dhe anti-fibrotike të kafesë mund të luajnë rol mbrojtës për mëlçinë.
Studime të mëparshme gjithashtu e kanë lidhur konsumin e kafesë me ulje të rrezikut të cirrozës, përmirësim të mëlçisë yndyrore dhe nivele më të ulëta të enzimave të mëlçisë.
Ekspertët rekomandojnë konsum të moderuar, rreth një deri në dy filxhanë kafe në ditë, duke paralajmëruar kujdes te personat me probleme kardiake ose gastrointestinale.




