Lidhja Demokratike e Kosovës , Dega në Beneluks, ka mbajtur mbledhje të kryesisë ku është shqyrtuar situata e zgjedhjeve të qershorit.
Kryesia e degës ka falënderuar strukturat dhe votuesit e LDK-së në këtë pjesë të Evropës për angazhimin e tyre.
Në deklaratë, kryesia e degës shpreh përkrahje të plotë për strukturat e LDK-së, kryetarin Lumir Abdixhiku, Kryesinë Qendrore dhe Kuvendin e partisë.
Gjithashtu, i është kërkuar Kryesisë Qendrore që të bëjë një analizë të plotë të procesit zgjedhor dhe të ndërmarrë masa për forcimin e mëtejshëm të partisë.
Dega në Beneluks thekson se vetëm strukturat zyrtare të LDK-së kanë mandat dhe legjitimitet për të udhëhequr proceset zgjedhore dhe vendimmarrëse të partisë.




