Nga ora 10:00 e së hënës kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të derivateve në Kosovë, të cilat do të vlejnë gjatë 24 orëve të ardhshme.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara për shitjen e karburanteve.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është caktuar 1.41 euro për litër, i benzinës 1.36 euro për litër, ndërsa gazi do të shitet me 0.64 euro për litër.




