Mbi 21 mijë nxënës të klasave të nënta iu nënshtruan këtë vit Testit të Arritshmërisë, ndërsa mesatarja në nivel vendi ishte 48.35%.
Rezultatet më të larta u shënuan në gjuhën angleze, histori dhe gjuhën shqipe, ndërsa vështirësi më të mëdha u evidentuan në matematikë, kimi, biologji dhe fizikë.
Ekspertët e arsimit thonë se rezultatet nuk tregojnë përmirësim të dukshëm krahasuar me vitet e kaluara, ndërsa Ministria e Arsimit deklaron se këto të dhëna do të shërbejnë për planifikimin e masave dhe reformave në arsim.
🎓 Konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasat e dhjeta ka nisur dhe do të zgjasë deri më 9 korrik.




