Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Supreme që ua njohin veteranëve dhe kategorive të dala nga lufta të drejtën për dy pensione nuk janë të reja, pasi kjo praktikë është vendosur që nga viti 2021.
Ai tha se IKD-ja ka fituar qindra raste të ngjashme gjatë viteve të fundit, por problem mbetet zbatimi i plotë i aktgjykimeve nga institucionet përgjegjëse.
Sipas Miftarajt, në shumë raste realizohen vetëm pagesat retroaktive, ndërsa përfituesve nuk u njihet në praktikë e drejta për të marrë njëkohësisht dy pensione.
Ai paralajmëroi se IKD-ja do të publikojë së shpejti më shumë detaje për këtë çështje.




