Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Betejën e Loxhës, duke nderuar luftëtarët e rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Osmani ka bërë të ditur se së bashku me familjarë dhe bashkëluftëtarë ka kujtuar një nga betejat më të rëndësishme të UÇK-së, e cila u zhvillua nën udhëheqjen e komandantit Tahir Zemaj.
Ajo ka përmendur dëshmorët Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj, duke theksuar se sakrifica e tyre për liri do të kujtohet gjithmonë.
“Beteja të tilla dëshmojnë shpirtin kryengritës dhe këmbëngulësinë e popullit tonë për ta arritur lirinë”, ka shkruar Osmani, duke përfunduar me urimin për lavdi të përjetshme për të rënët.




