Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka zhvilluar biseda me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke shprehur shpresën për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Gjatë një takimi me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të samitit të NATO-s në Turqi, Trump tha se biseda me Putinin ishte e gjatë dhe pozitive.
Ai bëri të ditur se pas bisedës me liderin rus ka komunikuar edhe me Zelenskyn, duke thënë se beson se të dy palët duan të arrijnë një marrëveshje.
Ndërkohë, Zelensky dhe Trump pritet të takohen gjatë samitit të NATO-s, ku presidenti ukrainas ka paralajmëruar se do të kërkojë mbështetje për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës ndaj sulmeve ruse me raketa.




