Pavarësisht rritjes së pagës minimale në 500 euro, mijëra punëtorë në Kosovë vazhdojnë të kenë të deklaruara paga nën këtë nivel.
Sindikatat kërkojnë rritje të mëtejshme të pagave, ndërsa Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar raste kur punëdhënësit nuk kanë deklaruar pagat reale.
Sipas ATK-së, mbi 160 mijë punëtorë kanë të deklaruar pagë bruto nën 500 euro. Ndërkohë, bizneset thonë se rritja e shpejtë e pagës minimale ka krijuar vështirësi për disa kompani të vogla.
📌 Paga minimale u rrit në 425 euro në janar, ndërsa nga 1 korriku në 500 euro.




