Pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga 9 korriku fillojnë të rrjedhin afatet kushtetuese për krijimin e institucioneve të reja.
Sipas Eugen Cakolli, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh, ndërsa seanca konstituive duhet të thirret nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Seancën deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit do ta drejtojë deputeti më i vjetër, Avni Dehari, i ndihmuar nga deputetja më e re, Fatma Taçi.
Pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituuar dhe mund të nisin procedurat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit.




