Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës, Burim Ramadani, ka sfiduar zyrtarët e institucioneve të vendit që t’i nënshtrohen narko-testit.
Përmes një videoje të publikuar, Ramadani ka treguar se vetë ka kryer një test të tillë, duke prezantuar edhe dokumentin e rezultatit.
Ai ka thënë se lufta kundër drogave është përgjegjësi e institucioneve shtetërore, ndërsa ka kërkuar nga zyrtarët qeveritarë të japin shembull.
“Bëjeni narko-testin, jo se po paragjykoj diçka, por ju sfidoj që të jepni shembullin se jeni të vërtetë në luftën kundër drogave. Edhe nëse jeni të pastër, nuk është keq ta jepni shembullin”, ka deklaruar Ramadani.
Sipas tij, shpërndarja e substancave narkotike, veçanërisht në shkolla dhe ambiente publike, paraqet një ndër rreziqet serioze për sigurinë në vend./EO/




