Një rikthim i shumëpritur po përgatitet për adhuruesit e muzikës shqiptare. Këngëtari dhe aktori nga Shkupi, Bertan Asllani, do të jetë pjesë e koncertit të madh të Yll Limanit, që do të mbahet më 17 korrik në Shkup.
Asllani e nisi karrierën si këngëtar në tregun shqiptar me projekte të suksesshme në muzikën pop dhe RnB, ndërsa më pas u zhvendos në Turqi, ku ndërtoi një karrierë të suksesshme në aktrim dhe muzikë.
Ai është bërë pjesë e disa serialeve të njohura turke, përfshirë “Gecenin Ucunda” dhe “Yabani”, ndërsa ka kontribuar edhe si kompozitor i kolonave zanore për produksione televizive.
Koncerti në Shkup vjen si pjesë e turneut të Yll Limanit, i cili po tërheq një numër të madh fansash në qytete të ndryshme. Pas Shkupit, Ylli do të performojë në Prishtinë më 24 dhe 25 korrik.
Bashkimi i dy artistëve në një skenë pritet të jetë një nga momentet më të veçanta muzikore të kësaj vere.




