Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të synuar diskutimin e kandidaturës për anëtarësim në NATO në samitin e ardhshëm të Aleancës, i cili pritet të mbahet në Shqipëri.
Haradinaj ka thënë se, pavarësisht kohës së kufizuar, me angazhim serioz ky objektiv mund të arrihet.
Sipas tij, anëtarësimi në NATO është një synim strategjik për Kosovën, ndërsa ka kritikuar ata që, sipas tij, nuk e mbështesin këtë proces.
“Ky është një objektiv me rëndësi të madhe për sigurinë dhe të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.




