Ish-deputetja e LDK-së dhe nënkryetarja e degës së kësaj partie në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, ka konfirmuar se ka nënshkruar kërkesën për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ajo ka bërë të ditur se është pjesë e delegatëve që kanë kërkuar mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë dhe ndryshime në udhëheqje.
Nënshkrimet për shkarkimin e Abdixhikut po mblidhen në degët e LDK-së, ndërsa kërkesat kanë ardhur pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit. LDK pritet të mbajë sot mbledhjen e kryesisë.




