Ministri në detyrë, Andin Hoti, ka zhvilluar takim me përfaqësues të Bankës Botërore, ku është diskutuar për reformat në fushën e mbrojtjes sociale dhe zbatimin e projektit SAS.
Në fokus të takimit ishte Projektligji për Asistencën Sociale, i cili synon përmirësimin e skemës sociale, eliminimin e diskriminimeve ndaj familjeve në nevojë dhe parandalimin e keqpërdorimeve.
Sipas Hotit, reforma synon gjithashtu që përfituesit e aftë për punë të mbështeten përmes programeve të punësimit, trajnimeve dhe aftësimit profesional.
Ai ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen në ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe më efikas të mbrojtjes sociale në Kosovë.




