Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.
Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkaq, janë regjistruar 27 aksidente me persona të lënduar dhe 39 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia ka shqiptuar gjithsej 2,486 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 12 persona, ndërsa 10 persona janë dërguar në mbajtje. Sipas statistikave, nuk ka pasur persona në ndalim policor dhe as në vuajtje të dënimit.




