Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, duke shprehur solidaritet me popullin e Bosnjës.
Përmes një postimi, Haradinaj tha se mijëra njerëz të pambrojtur, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, humbën jetën si pasojë e gjenocidit të kryer nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
“Si popull që kemi kaluar të njëjtin ferr, bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhimbjen e tyre”, shkroi ai.
Haradinaj theksoi se kujtimi për viktimat e Srebrenicës duhet të mbetet i përjetshëm, duke e cilësuar masakrën si një nga krimet më të rënda të kryera në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.




