Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, mund të jetë protagonist i merkatos së verës, por kalimi i tij te Borussia Dortmundi ende nuk është finalizuar.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, lojtari po pret mundësinë e një oferte nga Barcelona, klub që e konsideron destinacionin e tij të ëndrrave.
Barcelona po shqyrton disa alternativa për repartin ofensiv, ndërsa emri i Asllanit thuhet se është në listën e drejtorit sportiv Deco. Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet t’i takojë trajnerit Hansi Flick.
Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi mbetet e interesuar për sulmuesin kosovar dhe është në pritje të vendimit të tij për të ardhmen.




