Ish-diplomatja Edita Tahiri ka vlerësuar se Kosova ndodhet në një situatë të rëndë politike dhe institucionale, duke bërë thirrje për krijimin e institucioneve të reja përmes pajtimit politik.
Në një reagim publik, Tahiri tha se vendi është me “gjysmë qeveri e president”, i izoluar në arenën ndërkombëtare, me diplomaci të heshtur dhe ekonomi në vështirësi.
Sipas saj, vetëm një marrëveshje ndërmjet partive kryesore mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza aktuale.




