Pikat kufitare të Kosovës aktualisht nuk kanë ngarkesa të mëdha, ndërsa pritjet për qytetarët mbeten të shkurtra.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit, pritja për hyrje në Kosovë është deri në 15 minuta, ndërsa për dalje deri në 5 minuta.
Autoritetet bëjnë të ditur se situata mund të ndryshojë dhe të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi./Sinjali/




