Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se paga minimale në Kosovë kishte mbetur e pandryshuar për më shumë se një dekadë.
Duke folur në Kongresin e 9-të Zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Kurti tha se paga minimale është rritur gradualisht dhe nga 1 korriku ka arritur në 500 euro bruto.
Sipas tij, nga kjo rritje përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.
Kurti theksoi se Qeveria ka fokus edhe forcimin e Inspektoratit të Punës, duke njoftuar hapjen e konkursit për 39 inspektorë të rinj, me qëllim zbatimin më të mirë të të drejtave të punëtorëve./EO/




