Dua Lipa renditet mes artistëve që kanë ndikuar më së shumti në rritjen e turizmit muzikor në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2025.
Sipas një raporti të publikuar nga **UK Music**, koncertet e artistëve si Dua Lipa, Oasis, Beyoncé, Coldplay, Lana Del Rey dhe Kendrick Lamar kanë tërhequr rreth 24.7 milionë vizitorë, një rritje prej 4.8 për qind krahasuar me vitin 2024.
Raporti thekson se muzika vazhdon të jetë një nga faktorët kryesorë që nxit turistët ndërkombëtarë të vizitojnë Britaninë.
Lajmi është shpërndarë edhe nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtares shqiptare, i cili ka vlerësuar ndikimin që Dua Lipa ka në skenën muzikore ndërkombëtare dhe në promovimin e turizmit përmes koncerteve të saj.




