Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar një tentim për futjen e sendeve të kundërligjshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Aksioni është zhvilluar nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese, në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë së kësaj qendre dhe institucionet e tjera të sigurisë, bazuar në informacionet e inteligjencës.
Gjatë bastisjes, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë telefona mobilë dhe rreth 480 gramë substancë të dyshuar.
Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë veprimet procedurale, ndërsa SHKK ka nisur hetimet e brendshme.
SHKK ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin në luftimin e kontrabandës dhe rritjen e sigurisë në institucionet korrektuese.




