Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave të dyshuar për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit akuzohen për posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike, ndërsa njëri prej tyre edhe për mbajtje të paautorizuar të armës.
Gjatë hetimeve, në Suharekë janë sekuestruar sasi të marihuanës dhe kokainës, një armë zjarri, pajisje që dyshohet se janë përdorur për shpërndarje të narkotikëve, si dhe para të gatshme.
Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e substancave narkotike, armës, automjeteve dhe mjeteve financiare që dyshohet se lidhen me veprat penale.
Rasti do të vazhdojë procedurën në Gjykatë, ndërsa të pandehurit do të përballen me akuzat e ngritura nga Prokuroria./EO/




