Ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje (RC-E) të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë zhvilluar një stërvitje reagimi me ulje ajrore pranë Kampit Bondsteel.
Stërvitja kishte për qëllim forcimin e koordinimit mjekësor shumëkombësh, përmirësimin e procedurave të trajtimit dhe evakuimit të të lënduarve, si dhe rritjen e gatishmërisë operacionale të njësive.
Sipas KFOR-it, këto ushtrime ndihmojnë personelin të ruajë aftësitë e reagimit të shpejtë dhe të jetë i përgatitur për përballimin e situatave emergjente në Kosovë.




