Procesi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit ka kaluar në një fazë të re.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dorëzuar zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për këtë pozitë, së bashku me dokumentacionin e plotë të procesit të përzgjedhjes.
Dokumentet i janë përcjellë ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Tash procedura pritet të vazhdojë në Presidencë, në përputhje me kompetencat dhe afatet ligjore.




