Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schübel si Përfaqësues të ri Special të BE-së për Kosovën.
Schübel do ta nisë mandatin më 1 shtator 2026, duke zëvendësuar Aivo Orav.
Ai ka përvojë të gjatë diplomatike në institucionet evropiane dhe më herët ka shërbyer si ambasador i BE-së në Bjellorusi e Moldavi.
Në detyrën e re, ai do të fokusohet në mbështetjen e proceseve demokratike, sundimin e ligjit dhe dialogun Kosovë-Serbi./EO/




