Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Haxhiu e ka falënderuar ambasadorin për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Belgjikës, si dhe për bashkëpunimin me institucionet e vendit.
Ajo i ka uruar sukses në angazhimet e ardhshme dhe ka theksuar se Cuvelier do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Kosovë.




