Një veprim i fundit në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen te raporti mes këngëtarëve Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj.
Dy artistët kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, duke nxitur aludime për një distancim mes tyre.
Sipas raportimeve të mediave rozë, afrimiteti mes dyshes kishte qenë në qendër të vëmendjes për një kohë, ndërsa së fundmi janë ngritur dyshime për ndryshime në raportin e tyre.
Ky veprim në rrjetet sociale ka ndodhur pas ditëlindjes së 40-të të Ledrit, ku mungoi edhe një urim publik nga Xhensila.
Megjithatë, asnjëri prej artistëve nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me këtë situatë.




