Modelja shqiptare Kleofina dhe futbollisti francez Benjamin Pavard janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, ku Pavard ka publikuar fotografitë e para me familjen e tyre të re dhe ka zbuluar se kanë mirëpritur një vajzë.
Çifti ka zgjedhur emrin Lena Rose Pavard për vogëlushen, e cila sipas detajeve të publikuara ka lindur më 17 qershor 2026.
“Bekimi ynë më i madh”, ka shkruar futbollisti krahas imazheve familjare.
Kleofina kishte konfirmuar shtatzëninë disa javë më parë, ndërsa tani çifti ka ndarë me publikun gëzimin e ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë.





