Një 72-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare Stançiq, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.
I dyshuari, me inicialet K.Xh., dyshohet se më 30 tetor 2025 kishte publikuar në Facebook përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Arrestimi i tij u bë më 12 korrik gjatë kontrolleve kufitare, ku u konstatua se ndaj tij ishte aktiv urdhër-arresti.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.
I dyshuari konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata./sinjali/




