Major Bujar Ferizi nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses programin ndërkombëtar për oficerë të shtabit të përgjithshëm në Akademinë e Lidershipit të Bundeswehr-it në Hamburg.
Në programin 17-mujor morën pjesë 74 oficerë nga 36 shtete, ndërsa Ferizi përfaqësoi Kosovën dhe FSK-në.
Ky sukses vlerësohet si kontribut në zhvillimin profesional të FSK-së dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.




