Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për cilësinë e shërbimeve shëndetësore për fëmijët në Kosovë, duke kërkuar masa urgjente nga institucionet përgjegjëse.
Sipas KOMF-it, hulumtimet tregojnë se repartet e pediatrisë në disa spitale kanë nivel të ulët të kënaqshmërisë së pacientëve, për shkak të mungesës së personelit, kushteve jo të mira infrastrukturore, higjienës, barnave dhe materialeve mjekësore.
Organizata thekson se Klinika e Pediatrisë në QKUK vazhdon të përballet me mbingarkesë, ndërsa një pjesë e shërbimeve ende ofrohet në objekte që nuk plotësojnë standardet e nevojshme.
KOMF kërkon nga institucionet shëndetësore të përmirësojnë kushtet, të rrisin numrin e stafit dhe të garantojnë kujdes cilësor për çdo fëmijë, duke përfshirë edhe zërin e prindërve në vlerësimin e shërbimeve.




