Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka uruar diplomatin gjerman Dirk Schübel për emërimin si Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë.
Përmes një reagimi, Konjufca i ka uruar sukses në mandatin e ri dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ai ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit evropian, zbatimit të reformave dhe vlerave mbi të cilat bazohet BE-ja.




