Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të shpejtësisë në rrugën magjistrale Leposaviq–Mitrovicë, në fshatin Serbovc.
Sipas policisë, rreth orës 09:05 është ndaluar një automjet i tipit Audi Q5 me targa të huaja, ndërsa gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesi, M.H. (1999), po lëvizte me shpejtësi prej 117 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h.
Për shkeljen e rregullave të trafikut, shoferit i është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, i janë vendosur 3 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit për tre muaj.




