Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, të cilat tregojnë se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 62 aksidente trafiku.
Sipas raportit, 17 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 45 kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Policia ka shqiptuar gjithsej 2.610 gjoba trafiku. Po ashtu, janë arrestuar 14 persona, 9 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.




