Dy persona janë arrestuar në një aksion të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), pas dyshimeve për përfshirje në shitblerje të narkotikëve.
Policia, pas një aksioni të zhvilluar në magjistralen Pejë–Prishtinë, ka arrestuar një të dyshuar, ndërsa gjatë kontrollit të veturës dhe shtëpisë së tij ka konfiskuar 147.7 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë.
Është bastisur edhe shtëpia e një personi tjetër të dyshuar, por nuk është gjetur asgjë e ndaluar.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.




