Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të vlefshme për datën 16 korrik 2026.
Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është rritur për 2 cent krahasuar me një ditë më parë, duke arritur në 1.56 euro për litër.
Çmimet maksimale të lejuara janë:
Nafta (dizeli): 1.56 euro/litër (+2 cent)
Benzina: 1.40 euro/litër
Gazi: 0.60 euro/litër
Këto çmime kanë hyrë në fuqi sot, më 16 korrik, nga ora 10:00.




