Artan Behrami, nga PDK, ka reaguar ndaj deklaratave për mundësinë e furnizimit të Kosovës me gaz të lëngëzuar përmes bashkëpunimit me Shqipërinë dhe termocentralin e Vlorës.
Behrami ka thënë se ky projekt nuk do ta siguronte pavarësinë energjetike të Kosovës dhe se realizimi i tij mund të zgjasë shumë vite.
Ai ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në sektorin energjetik, duke pretenduar se janë nevojshme zgjidhje afatshkurtra dhe afatgjata për furnizimin me energji.
Sipas tij, Kosova duhet të shqyrtojë disa alternativa njëkohësisht për të garantuar siguri energjetike.




